Lidhje

Laura Bush: Më shumë të drejta për gratë në Lindjen e Mesme!


Zonja e Parë Laura Bush u bëri thirrje shoqërive në Lindjen e Mesme që t’u japin më shumë të drejta grave në këto vende.

Të shtunën në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani, zonja Bush u tha pjesëmarrësve se liria për gratë nuk është thjesht që ato të mos jenë të shtypura, por e drejta e fjalës, e votës dhe e besimit.

Bashkëshortja e Presidentit Bush e përshëndeti përparimin drejt rritjes së rolit të gruas në rajon, veçanërisht në vende si Afganistani dhe Kuvaiti. Ajo nuk e përmendi indinjatën e myslimanëve ndaj keqtrajtimit të të burgosurve nga ana e ushtarëve amerikanë, apo për Kuranin, por garantoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për respektimin e të gjitha besimeve dhe traditave të tyre. //az//

XS
SM
MD
LG