Lidhje

Autoriteti Palestinez: Ekstremistët bien dakord të ndalojnë sulmet kundër kolonive hebraike në Rripin e Gazës


Zyrtarë palestinezë thonë se ekstremistët kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet me mortja e raketa kundër kolonive hebraike në Rripin e Gazës.

Këto sulme kanë vënë në rrezik një armëpushim tre-mujor me Izraelin. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha sot se këto grupe, prëfshirë Hamasin, ranë dakord për ndaljen e sulmeve pas mbledhjes me ministrin e brendshëm palestinez, e cila u zhvillua të enjten vonë.

Hamas, në fillim të javës, qëlloi me mortaja kundër vendbanimeve hebraike, pasi ushtarë izraelitë vranë disa ekstremistë.

Izraeli thotë se do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të ndaluar sulme të tilla.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri izraelit, Shimon Peres, dhe kryeministri palestinez, Ahmed Qureia, u takuan në mjediset ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror në Jordani, dhe biseduan mbi rigjallërimin e procesit të paqes. Edhe udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas njoftoi sot plane për të takuar me kryeminsitrin izraelit, Ariel Sharon, në muajin qershor, por Izraeli mohoi menjëherë se është caktuar ndonjë datë. //az//

XS
SM
MD
LG