Lidhje

Mbyllen për tre ditë dyert e xhamive në Bagdad


Xhamitë e myslimanëve suni në kryeqytetin irakian, janë të mbyllura sot si shenjë proteste ndaj dhunës sektare. Klerikët suni urdhëruan mbylljen e xhamive për tri ditë për të protestuar ndaj atyre që ata i cilësuan si vrasje të qëllimshme të disa prej kolegëve të tyre nga anëtarë të milicisë shiite, e cila i ka mohuar këto akuza.

Ndërkohë kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaafari, përfundoi vizitën e tij në Turqinë fqinje, ku ai diskutoi për çështje të ndryshme me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë.

Turqia është e shqetësuar për separatistët kurdë në Irakun Verior dhe zoti al-Jafaari u zotua se Iraku nuk do të lejojë asnjë grup që t’i sjellë dëme Turqisë. Zoti Erdogan tha se Turqia do që Iraku të mos përdoret më si terren për stërvitjen e terroristëve. //az//

XS
SM
MD
LG