Lidhje

Zyrtarët afganë po përpiqen të lirojnë italianen e rrëmbyer Clementina Cantoni


Zyrtarët afganë njoftuan se po përpiqen të lirojnë punonjësen e rrëmbyer italiane të ndihmave Clementina Cantoni, e cila u nxor me forcë nga makina e saj të hënën nga persona të armatosur në kryeqytetin afgan të Kabulit.

Presidenti Hamid Karzai u tha gazetarëve të shtunën se qeveria e di se kush e ka rrëmbyer punonjësen e organizatës Care International dhe do që ajo të lirohet e pacënuar.

Komentet e tij pasuan njoftimet e lajmeve se një nga rrëmbyesit e dyshuar, i cili ishte prezantuar me emrin Temur Shah, kishte thënë se e kishte vrarë atë.

Ai e ndryshoi deklaratën e vet më vonë duke thënë se ajo ishte e gjallë. Agjencitë e ndihmave në Kabul kanë përhapur qindra afishe në Kabul duke bërë thirrje për lirimin e zonjës Cantoni.

Në afishe shkruhet "Ju lutem ndihmoni Klementinën" dhe shprehen vlerësime për ndihmën që u ka dhënë mijëra të vejave afgane dhe jetimëve të luftës. //az//

XS
SM
MD
LG