Lidhje

Gazetarët e Corriere della Sera-s protestojnë kundër kërcënimit nga korporatat


Gazetarët e njërës nga gazetat më të njohura të Italisë, Corriere della Sera, kanë hyrë në grevë për të protestuar ndaj asaj që ata e cilësojnë kërcënim i jashtëm në rritje nga një bandit korporatash.

Gazetarët e lanë punën të shtunën për të protestuar kundër biznesmenit italian Stefano Ricucci dhe përpjekjeve të tij për të shtuar aksionet e tij të gazetës dhe kompanisë që e ka atë në pronësi, RCS Mediagroup. Në një lajmërim të nxjerrë nga gazetarët thuhej se gazeta e përditshme nuk do të dalë në qarkullim nesër.

Zoti Ricucci deklaroi të prenten se ka tanë në pronësi 13.5 për qind të gazetës dhe do të vazhdojë përpjekjet për të rritur aksionet e saj.

Gazetarët në një editorial të botuar në numrin e sotëm të gazetës Corriere della Sera shpreheshin të alarmuar për mungesën e transparencës në procesin e blerjes së aksioneve nga ana e zotit Ricucci. //az//

XS
SM
MD
LG