Lidhje

Të paktën 22 të vrarë nga një seri shpërthimesh me autobomba në Irak


Të paktën 22 vetë u vranë pas një seri shpërthimesh autobombash në Irak, ndërkohë që forcat e koalicionit dhe ato irakiane vazhdojnë një fushatë të gjerë për ndjekjen e kryengritësve në rethinat e Bagdadit.

Zyrtarët e spitalit në një qytet në jug të kryeqytetit thanë se nga shpërthimi i një autobombe jashtë një xhamie shiite u vranë të paktën 5 vetë dhe u plagosën 20 të tjerë.

Në veri të Bagdadit, nga shpërthimi i një makine bombë sot në mesditë jashtë një restoranti plot njerëz, u vranë të paktën 8 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Në një zhvillim tjetër, po në Bagdat persona të armatosur vranë një zyrtar të lartë të sigurimit dhe shoferin e tij ndërsa ata po shkonin në punë.

Përgjegjësinë e morrën grupe të lidhura me Al-Kaidën. Nga shpërthimi i një makine bombë në afërsi të qytetit naftëmbajtës të Kirkukut u vranë 5 persona dhe u plagosën të paktën 13 të tjerë. Ndërsa në Samarra, dy ushtarë irakianë u vranë nga një sulm me mortajë.

Autoritetet amerikane thonë se disa mijra forca të koalicionit së bashku me forcat irakiane ndaluan rreth 300 individë në perëndim të kryeqytetit, të dyshuar si kryengritës, në operacionin më të madh të sigurimit që është ndërmarrë ndonjëherë në Irak.

XS
SM
MD
LG