Lidhje

Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara mbështeti reformat politike të presidentit egjiptian


Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara Laura Bush mbështeti reformat politike të Presidentit egjiptian Hosni Mubarak, duke i cilësuar ato themelore dhe të menduara mirë. Grupet e opozitës ankohen se referendumi i ardhëshëm për të lejuar më shumë kandidatë për president nuk është gjithëpërfshirës.

Në fjalën që mbajti në piramidën e Gizës në afërsi të Kajros sot, zonja Bush tha se reformat politike duhet të kryhen ngadalë dhe propozimet e zotit Mubarak ishin hapi i parë në drejtimin e duhur. Egjiptianët do të votojnë të mërkurën për ndryshimin e kushtetutës për të lejuar më shumë se një kandadt të konkurojë në zgjedhjet e para të drejt për drjeta presidenciale. Grupet e opozitës thonë se rregullat e reja janë tepër strikte dhe kanë bërë thirrje për bojkotimin e referendumit.

Egjipti është ndalesa e fundit e turneut katër ditësh të zonjës Bush në Lindjen e Mesme. Ajo ka vizituar Jordaninë, Israelin dhe teritoret palestineze.

XS
SM
MD
LG