Lidhje

Tre të plagosur nga një shpërthim në Lipjan


Tre veta janë plagosur nga pasojat e një shpërthimi në afërsi të komunës së Lipjanit rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, bënë të ditur zyrtarë të policisë.

Sipas, tyre një veturë me të cilën po udhëtonin tre persona ka shpërthyer për shkaqe ende të paqarta ka shpërthyer dhe me këtë rast dy persona që policia i ka identifikuar si Daut Gashi dhe Sabri Krasniqi që të dy 56 vjeç kanë pësuar plagë të rënda, ndërsa I treti, Artan Gashi 23 vjeç ka pësuar plagë më të lehta.

Shpërthimi i sotëm është dënuar ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pohon se të plagosurit janë veprimtarë të kësaj partie nga komuna e Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës. Në reagim Lidhja Demokratike kërkon nga organet e rendit dhe sigurisë hetimin e rrethanave që çuan në këtë shpërthim.

Sulmi është dënuar edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës e cila pohon se të plagosurit janë punonjës të kësaj administrate. Në një komunikatë për opinion thuhet se ky është sulmi i dytë ndaj zyrtarëve të ATK-së, të cilët muaj më parë janë sulmuar nga persona të panjohur, në afërsi të fshatit Grackë të komunës së Lipjanit. Zyrtarët e policisë thanë se ende është herët të flitet për shkaqet e këtij shpërthimi.

XS
SM
MD
LG