Lidhje

Irak: Al Kaida thotë se është plagosur Abu Musab al Zarkaui


Al – Kaida në Irak, bën të ditur se udhëheqësi i saj, Abu Musab Al Zarkawi, është plagosur dhe grupi u bëri thirrje myslimanëve të falen për shërimin e tij.

Mesazhi u bë publik sot në faqen elektronike të grupit, por vërtetësia e tij nuk mund të provohet. Një zëdhënës ushtarak amerikan në Bagdat tha se ai nuk ka informacion mbi njoftimin e faqes në internet.

Deklarata nuk njofton se kur apo ku u plagos terroristi më i kërkuar në Irak, por javën e kaluar, pati njoftime se Zarkawi ishte plagosur dhe ishte parë për pak kohë në një spital në qytetin Ramadi.

Ndërkohë një makinë bombë shpërtheu sot në qendër të Bagdatit duke vrarë dy civilë dhe tre ushtarë amerikanë. Ushtria amerikane po ashtu njoftoi se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në Bagdat, shkaktoi dje vrasjen e 4 ushtarëve amerikanë.

XS
SM
MD
LG