Lidhje

Senati amerikan mund të votojë për një prej kandidatëve për Gjykatën e Lartë


Senati amerikan, i cili kapërceu një krizë të mundshme lidhur me një procedurë teknike, mund të votojë sot lidhur me një prej kandidatëve të presidentit Bush për Gjykatën e Lartë.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Bill Frist tha se parashikon që kolegët e tij do të miratojnë kandidaturën e Gjykatëses nga Teksasi Prisila Owen gjatë seancës së sotme.

Një marrëveshje që u arrit mbrëmë ndërmjet senatorëve kërkon nga Senati të votojë për 3 kandidatë të presidentit Bush, duke lënë dy të tjerë të hapur ndaj një procesi teknik që vonon hedhjen në votë të kandidaturave të tyre.

Presidenti Bush e përshëndeti sot këtë marrëveshje, duke thënë se është i kënaqur që Senati po shënon përparim në miratimin e kandidatëve për Gjykatën e Lartë. Demokratët kanë kërcënuar të ushtrojnë procesin teknik për të vonuar hedhjen në votë të kandidatëve të presidentit, të cilët i cilësojnë si ultra-konservatorë.

Republikanët, të cilët këmbëngulin që kandidaturat të hidhen në votë pa vonesa, kanë kërcënuar të pengojnë përdorimin e procedurave teknike për këta kandidatë.

XS
SM
MD
LG