Lidhje

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Kolumbinë të paksojë trafikun e narkotikëve


Shtetet e Bashkuara po punojnë nga afër me qeverinë e Kolumbisë në përpjekje për të pakësuar trafikun e paligjshëm të narkotikëve. Kolumbia është prodhuesja kryesore e kokës që përdoret për prodhimin e kokainës dhe të opiumit qe janë përbërësit e parpërpunuar të heroinës. Që nga viti 2000 Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë gati 4 miliardë dollarë ndihma Kolumbisë. Fondet po përdoren për të shkatërruar të mbjellat, për të stërvitur ushtrinë dhe policinë e Kolumbisë dhe për nxitjen e alternativave të tjera.

Gjatë një vizite të fundit në Kolumbi, Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë. "Ne besojmë se kultivuesit e bimëve narkotike", tha zonja Rice, "janë përgjegjës për shkatërrimin e më shumë se 2 milionë hektarë pyjesh dhe përdorimin e tokës për të rritur kokë dhe opium. Kolumbia është gjithashtu qendra e pastrimit të parave. Tregëtia e paligjshme e drogës në Kolumbi përdoret për të financuar si rebelët e majtë ashtu edhe forcat paraushtarake të djathta.

Kur erdhi në fuqi në vitin 2002, qeveria e presidentit Alvaro Uribe zgjeroi programin ajror të spërkatjes për të shkatërruar të mbjellat e drogës dhe një fushatë ushtarake kundër narko-terroristëve. "Beteja kundër terroristëve dhe kundër drogës, në të cilën po na ndihmoni të fitojmë, tha zoti Uribe,"është më e rëndësishme se të gjitha betejat që mund të zhvillohen në të gjithë botën. Fitorja në Kolumbi, tha ai, është e nevojshme për njerëzit tanë.

John Walters është drejtor i zyrës për politikat e kontrollit të drogës në Shtëpinë e Bardhë. Ai thotë se përpjekjet kundër narkotikëve në Kolumbi dhe gjetkë po japin rezultate pozitive.

"Ne jemi në drejtimin e duhur dhe po fitojmë. Prodhimi i kokainës ka rënë me një të tretën në atë zonë që nga viti 2001, kurse prodhimi i opiumit është përgjysmuar midis vitit 2003 dhe 2004".

Sekretarja e Shtetit Condoliza Rajs tha se në Kolumbi "Lufta kundër drogës nuk ka përfunduar. Por Kolumbia, tha zonja Rajs, është në rrugën e duhur për tu përballur me problemet e trafikut të drogës".

XS
SM
MD
LG