Lidhje

Presidenti Moisiu firmos shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Shtetet e Bashkuara


Në Shqipëri presidenti Alfred Moisiu ka firmosur dekretin për shkarkimin dhe heqjen e akreditimit si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zotit Fatos Tarifa. Vendimi është marrë pas publikimit të një skandali që e përfshinte ambasadorin Tarifa në një aferë financiare me fondet publike. Për të hetuar mbi përdorimin e fondeve të ambasadës në Uashington ndodhet një grup i kontrollit të brendshëm të minisrisë së jashtme dhe një tjetër i Kontrollit të shtetit.

Dy javë pasi është pezulluar, që prej ditës së sotme zoti Fatos Tarifa nuk është më ambasadori i Shqipërisë pranë Shteteve të Bashkuara. Me propozim të kryeministrit Fatos Nano, presidenti Alfred Moisiu ka firmosur dekretin për shkarkimin dhe heqjen e akreditimit të tij si përfaqësuesi numër një i shtetit shqiptar në Uashington.

Një vendim i pashmangshëm pas publikimit në revsitën dhe televizionin Klan të një bisede të rregjistruar mes ambasadorit dhe një biznesmeni shqiptar në të cilën rezultonte se ambasadori ishte përfshirë në një aferë financiare ku ai për arsye personale ofronte përdorimin e fondeve publike në këmbim të një borxhi 4 mijë dollarësh.

As kundërshtimi apo mohimi i hapur i gjithë kësaj ngjarjeje nuk e ka shpëtuar ambasadorin i cili madje ka reaguar me nervozizëm ndaj eprorit të tij direkt, ministrit të jashtëm Kastriot Islami i cili kishte kërkuar kthimin e tij urgjent në Tiranë për të sqaruar çështjen. Zoti Tarifa ka paraqitur një raport mjekësor sipas të cilit ai e kishte të pamundur të ushëtonte, si arsye për moszbatimin e urdhërit.

Mbi të gjithë veprimet financiare në ambasadën shqiptare në Uashington tashmë po ushtron kontroll një ekip i ministrisë s ë jashtme dhe një tjetër i Kontrollit të shtetit.

Veprimtaria e tyre pritet të përfundojë pas tre ditësh, për të parë nëse ka patur apo jo abuzime. Por pavarësisht rezultatit, regjistrimi i bisedës mbtete një provë e rëndë kompromentuese për ambasadorin.

Funksionet e tij tashmë i kryen Mirosh Sako, me gradën ministër këshilltar i cili është caktuar i ngarkuar me punë deri në emërimin e amvasadorit të ri të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG