Lidhje

Ministri i Brendshem i Iraku konfirmon plagosjen e Al Zarkauit


Ministri i Brendshëm i Irakut tha se ai kishte marrë informacione të besueshme para 5 ditësh se terroristi i kërkuar Abu Musab al-Zarqawi, ishte plagosur, por shtoi se nuk e di nëse ai ka vdekur.

Ditët e fundit ka patur informacione të shumta rreth plagosjes së tij. Të martën në faqen elektronike të Al-Kaidës në Irak doli një njoftim që u bënte thirrje myslimanëve të luteshin për shërimin e udhëheqësit të plagosur.

Ndërkohë një zëdhënës i Al-Kaidës mohoi njoftimin e një grupi tjetër islamik numri dy i Al Zarkavit ishte zgjedhur të drejtonte Al Kaidën në Irak deri në shërimin e tij.

Nga zhvillimet e tjera, Ministri i Mbrojtjes i Irakut tha se 40 mijë forca irakiane të sigurimit do të ndërmarrin një operacion javën e ardhëshme brenda dhe përreth Bagdadit për të ndaluar kryengritësit.

Në perëndim të Bagdadit, trupat amerikane dhe ato irakiane bastisën qytetin Haditha për të dytën ditë. Të paktën 10 kryengritës dhe një marns amerikan janë vrarë në këtë operacion. Në aktet e tjera të dhunshme në Irak, sot humbën jetën 14 persona

XS
SM
MD
LG