Lidhje

Përmbledhje zhvillimesh ekonomike të javës


Sekretari amerikan i thesarit, John Snow, po i kërkon Kinës të lejojë që mekanizmat e tregut të lirë të luajnë rol më të madh në përcaktimin e monedhës së vet. Pekini e ka fiksuar kursin e këmbimit në $1=8,28 juanë. Kritikët thonë se përdorimi i këtij kursi këmbimi u jep eksporteve kineze një avantazh të padrejtë.

********

Azerbaixhani, Gjeorgjia dhe Turqia hapën zyrtarisht një naftësjellës prej 1 mijë 700 kilometrash. Ai do të transportojë naftë nga Azerbaixhani e ndoshta Kazakistani në brigjet turke të Mesdheut. Kapaciteti i naftësjellësit është 1 milion fuçi në ditë. Ai kushtoi 4 miliardë dollarë.

*********

Ekonomia amerikane arriti të përballojë çmimet e larta të karburantit dhe u rrit me ritme më të shpejta gjatë tre muajve të parë të vitit. Sipas një raporti të qeverisë prodhimi i përgjithshëm kombëtar u rrit me 3.5 për qind.

*********

Që të enjten, në krye të Organizatës Botërore të Tregëtisë është ish-komisioneri i Bashkimit Evropian për tregëtinë, Pascal Lamy. Polemikat mbi marrëveshjet tregëtare në kuadër të oganizatës e patën nxitur zotin Lamy ta etiketonte atë si "mesjetare".

*********

Mikrosofti – kompania më e madhe e programeve kompjuterike – ka afat deri në fund të majit të përmbushë kërkesat e vendimit anti-trust të Bashkimit Evropian, ose mund të përballet me gjoba të rënda. Vjet, Bashkimi Evropian tha se Mikrosofti po përpiqet të mbizotërojë në mënyrë të pa drejtë tregun e programeve për paraqitjen e filmave në kompjutera dhe e ndëshkoi atë me 628 milionë dollarë-gjobë.

*********

Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për shitjen e kompanisë së vetme të telefonisë fikse, Albtelekom. 76 përqind të aksioneve të kompanisë iu shitën një konsorciumi turk të përbërë nga kompania Turk Telekom dhe Cealik Energy Telecommunication me një vlerë prej 120 milion eurosh. Procesi i shitjes së Albtelekomit u karakterizua nga debate të ashpra. Partia Demokratike e opozitës ka deklaruar se, nëse vjen në fuqi, do ta shfuqizojë kontratën.

************

Privatizimi i Kompanisë se Ferronikelit, ne Drenoc te Kosovës Perendimore, u shty. Media njofton se Agjencia Kosovare e Mirëbesimit i kërkon dokumenta-shtesë kompanisë fituese, Adi-Nikel nga Shqiperia - fituesja e perkohshme e tenderit. Zyrtarët thanë se, po qe se Adi-Nikel nuk ofron dokumentat e kërkuara, do të shqyrtohet oferta kompanisë angleze Alferon. Ferronikeli është objekti më i rëndësishëm i shpallur për privatizim ne Kosove. //az//

XS
SM
MD
LG