Lidhje

Te rejat nga Hollivudi


Këtë javë u shpall idhulli i ri amerikan, ekuivalent me shfaqjen Ethet e së shtunës në Shqipëri. Rusell Crow merr përsëri një rol me peshë në Hollivud në filmin e ri Cinderalla Man.

Gjatë konkursit për Idhullin amerikan konkurimi më i fortë ishte ai midis këngëtares kantri Carrie Underwood dhe rokisti i jugut Bo Bice ...për një kohë të gjatë dukej sikur Bice do të ishte ai që do të merrte kontratën e lakmuar të regjistrimit.

Por Jenny Eliscu e revistës Rolling Stone thotë se karizma e yllit të rokut bëri të kundërtën për Bo Bice. "Shumë të rinj që votojnë për Idhullin Amerikan shohin më shumë veten tek Carrie, megjithëse Bo ishte më i talentuar, kjo nuk i dha fitoren"

Bice ekzaltoi turmën me zjarrin e këngëve rock and roll dhe shpejt u bë më popullori Por 22 vjeçarja Underwood nga Oklahoma e filloi udhëtimin e saj të Idhullit me një provë në St Louis dhe vazhdoi të impresionojë amerikanët. Megjithatë jo të gjithë ishin dakort me rezultatin:

Por të mos e fitosh titullin Idhulli Amerikan mund të jetë më mirë ndonjëherë. Bo Bice është tani këngëtari që nuk fitoi dhe kjo mund ta bëjë atë më ambicioz ... Si interpretimi me grupin Synyrd Skynyrd

Në fund ishte interpretimi i Carrie Underwood me Rascal Flatts që i dha asaj një vend në zemër të Amerikës.

Fituesi i çmimit Oscar Russell Crowe është vendosur në rolin e boksierit në filmin e ri Cinderella Man i cili shfaqi premierën këtë javë në Los Angeles. Me regjinë e Ron Howard nga Mendja e Ndritur, filmi portetizon historinë e boksierit Jim Braddock në periudhën e depresionit të viteve 30 i cili u bë hero pasi mbundi kampionin e peshave të rënda Max Baer pas 15 raudesh.

Crowe e pranon se ishte nervoz në hapjen e filmi duke thënë se shpresonte që ai të gjente audiencën e duhur. Cinderalla Man ka në të edhe Renee Zellweger dhe është drama e parë me buxhet të lartë që del këtë verë. Aktori që ka reputacionin e një të vështiri dhe me naze, ishte në premierë me bashkëshorten Danielle Spance dhe shpreu prespektivën e tij të re për jetën pasi është bërë baba. Kritikët kanë dhënë vlerësime të larta për filmin epik.

Festivali i katërt i filmit nga Amnesty Internation filloi këtë javë në Hollivud. Në të konkurojnë 26 filma nga regjizorë nga mbarë bota. Drejtuesja e festivalit Aleksandra Gallo tha se aty do të shfaqen filmat më të mirë që trajtojnë çështjet më të rëndësishme të vitit.

Paratë dhe materializmi. Kjo është tema e sezonit final të dramës The Sopranos që është duke u regjistruar. Sipas krijuesit David Chase këto janë dy gjërat për të cilët gjithë karakteret janë të interesuara. Chase këmbëngul se ky do të jetë sezoni final por kjo mund të mos jetë lamtumira nga familja e mafias.

XS
SM
MD
LG