Lidhje

Gjermania i jep dritën jeshile kushtetutës së re të BEsë


Presidenti francez Jacques Chirac përshëndeti ratifikimin e kushtetutës së Bashkimit Evropian nga Gjermania, vetëm dy ditë para referendumit të Francës për të. Pak pasi Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman miratoi sot kushtetutën, zoti Chirac tha se vlerësonte lart këtë vendim të Gjermanisë.

Presidenti Horst Koehler pritet të kryejë tani aktin formal të nënshkrimit që ratifikimi të marrë formë përfundimtare. Ndërkohë në Francë, anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se 55 për qind e votuesve janë kundër kushtetutës, megjithëse shumë votues janë ende të pavendosur.

Analistët thonë se kundërshtimi francez ndaj kushtetutës praktikisht do ta shfuqizonte traktatin. Kushtetuta e re synon ta bëjë më efektiv procesin e vendim-marrjes në Bashkimin Evropian. Kushtetuta nuk hyn dot në fuqi nëse nuk miratohet nga 25 vendet anëtare.

XS
SM
MD
LG