Lidhje

Autoritetet serbe i kthyen Kosovës eshtrat e 64 shqiptarëve


Autoritetet serbe i kthyen Kosovës eshtrat e 64 shqiptarëve të vrarë, numri më i madh i trupave që dorëzohen që kur përfundoi konflikti i viteve 1998-1999.

Ky transferim e çon në 400 numrin e trupave të kthyer nga zyrtarët serbë. Eshtrat u zhvarrosën nga një varr masiv që u zbulua në territorin e një qendre stërvitjeje për policët, në periferi të Beogradit. Është një nga varret masive më të mëdha në Serbi, ku deri tani janë zbuluar mbi 800 trupa.

Mbi 3 mijë vetë, shumica shqiptarë, figurojnë ende të humbur që nga konflikti në Kosovë.

XS
SM
MD
LG