Lidhje

Trupat irakiane të sigurimit bëhen gati të fillojnë një ofensivë kundër kryengritësve


Kryengritësit në Irak vazhdojnë sulmet ndërkohë që 40 mijë trupa irakiane të sigurimit përgatiten të fillojnë një ofensivë kundër tyre javën e ardhshme.

Policia thotë se të paktën 5 vetë u vranë sot nga një shpërthim i dyfishtë vetëvrasës pranë një baze ushtarake irakiane në qytetin verior Sinxhar.

Ndërkohë, grupi ekstremist Ushtria Ansar Al-Sunna publikoi fotografi në faqen e saj të internetit ku tregohet kufoma e një personi për të cilën organizata thotë se është japonezi Akihiko Saito, i cili punonte si roje sigurimi dhe ishte rrëmbyer para tre javësh. Japonia nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij por diplomatët thanë se ka shumë të ngjarë që ai të jetë vrarë.

Gjithashtu, forcat irakiane të sigurimit përgatiten për të rrethuar Bagdatin javën tjetër, në përpjekje për të ndalur sulmet e kryengritësve, nga të cilët janë vrarë më shumë se 60 vetë gjatë muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG