Lidhje

Kushtetuta evropiane vihet para një prove të vështirë me referendumin në Francë


Votuesit francezë votojnë nesër në një referendum për kushtetutën e re të Bashkimit Evropian, ndërkohë që sondazhet parashikojnë se Franca mund të jetë vendi i parë që e hedh poshtë dokumentin.

Me gjithë fushatën intensive të Presidentit Jacques Chirac për ratifikimin e saj, anketat e fundit tregojnë se votuesit francezët do votojnë kundër kushtetutës.

Megjithatë, anketat tregojnë edhe se rezultati i referendumit mund të jetë në dorë të një të pestës së elektoratit francez, që ende nuk ka vendosur se për kë do të votojë.

Ndërkohë qendrat e votimit u hapën sot në territoret franceze në gjithë botën. Banorët e atjeshëm hodhën votat në Polinezinë Franceze në Paqësor, Guajanën Franceze në Amerikën e Jugut dhe në ishujt francezë në Karaibe dhe Atlantikun Verior. Në Francë votimi bëhet nesër.

XS
SM
MD
LG