Lidhje

Ish-Presidenti Clinton viziton vendet e prekura nga cunami


Ish-presidenti Bill Clinton ndodhet në Ishujt Maldive në jugperëndim të Indisë, ndalesa e tij e tretë e një turneu si përfaqësues i OKB-së për të nxitur rindërtimin në zonat shkatërruara nga cunami i vitit të kaluar.

Zoti Clinton, u prit në aeroport nga presidenti i Maldiveve, Maumoon Abdul Gayoom, pas arritjes atje nga Sri Lanka.Nesër, zoti Clinton do të vizitojë dy zona të goditura rëndë të këtij grupi ishujsh.

Ish presidenti Clinton arritik në kryeqytetin e Maldiveve, Male pas mbështetjes që shprehu ndaj një plani të presidentit të Sri Lankës që qeveria dhe organizata Tigrat Tamilë t’u shpërndajnë së bashku ndihma ushqimore viktimave të cunamit, i cili në Sri Lanka shkaktoi vdekjen e 31 mijë njerëzve.

Zoti Clinton e filloi turneun e tij në Indi. Pas Maldiveve, ai do të vizitojë provincën Aceh të prekur rëndë nga cunami.

XS
SM
MD
LG