Lidhje

Irak: 21 të vdekur në sulme vetëvrasëse dhe sulme me bomba


Të dielën në Irak u vranë të paktën 21 vetë në sulme vetëvrasëse me bombë dhe sulme të tjera, ndërsa forcat irakiane të sigurisë filluan një operacion spastrimi në shkallë të gjerë në Bagdad. Operacioni synon të ndalë forcat kryengritëse, të cilët muajin e kaluar kanë vrarë 600 vetë.

Ushtarët dhe forcat policore irakiane filluan në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë të krijojnë pika kontrolli në lagjet periferike në jug dhe veri të Bagdadit dhe më pas filluan spastrimet në çdo rrugë të kryeqytetit.

Në një sulm vetëvrasës me bombë u vranë 9 ushtarë irakianë në një pikë kontrolli rreth 20 kilometra në jug të Bagdadit. Në sulme të tjera brenda dhe në periferi të kryeqytetit u vranë të paktën 12 vetë, mes tyre policë dhe civilë irakianë.

XS
SM
MD
LG