Lidhje

Blloku politik anti-sirian fiton zgjedhjet në Bejrut


Një bllok politik anti-sirian fitoi të gjitha votat në Bejrut për në zgjedhjet parlamentare të Libanit, zgjedhjet e para të mbajtura pa praninë siriane në vend.

Rezultatet zyrtare të shpallura sot i japin të 19 vendet kandidatëve të udhëhequr nga Saad Hariri, i biri i ish kryeministrit të vrarë Rafik Hariri. Megjithatë, pjesmarrja në votime ishte e ulët me më pak se 30 përqind të votuesve të regjistruar.

Shumë përkrahës të politikanëve të krishterë bojkotuan zgjedhjet për të protestuar ligjet elektorale që sipas tyre favorizojnë kandidatët myslimanë. Rajonet e tjera në Liban do të votojnë gjatë tre të djelave të ardhshme për pjesën tjetër të vendeve në parlamentin prej 128 anëtarësh.

XS
SM
MD
LG