Lidhje

Irak: 27 të vrarë dhe 100 të plagosur


Zyrtarët irakianë thonë se një sulm vetëvrasës me bombë i dyfishtë në jug të Bagdadit la të vrarë 27 vetë dhe më tepër se 100 të plagosur. Al Kaida në Irak mori përgjegjësnië për sulmin, që ndodhi sot në qytetin Hillah.

Zyrtarët thonë se të dy autorët e sulmit e kryen shpërthimin vetëvrasës mes një turme me ish-komando të policisë, që po protestonin ndaj një vendimi për shpërndarjen e njësisë së tyre.

Më parë, grupi terrorist Al-kaida tha se ka filluar një ofensivë kundër një operacioni të përbashkët amerikano-irakian që synon dëbimin e forcave kryengritëse nga Bagdadi. Zyrtarët irakianë thonë se 40 mijë trupa irakiane do të marrin pjesë në operacionin e ashtuquajtur “Rrufeja”.

Trupat filluan sot të dislokohen në pikat e kontrollit, si dhe kërkimet në shtëpitë përreth Bagdadit. Ndërkohë, forcat amerikane liruan kryetarin e një partie kresore të sunive irakianë, pasi e ndaluan atë për një kohë të shkurtër. Koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara thotë se Mohsen Abdul-Hamid ishte ndaluar gabimisht.

XS
SM
MD
LG