Lidhje

Kanceri i gjirit. Semundja e zorreve


Studimet e fundit tregojnë se ushtrimet fizike mund të pakësojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Por studiuesit kërkojnë të dijnë në se ushtrime të tilla mund të ndihmojnë edhe ato gra që janë të prekura tashmë me kancerin e gjirit. Autorët e studimit zbuluan se ushrimet fizike mund të ndihmojë dhe se rezultatet pozitive u vunë re që në fazën e parë të fillimit të veprimtrarive apo ushtrime fizike. Në shumë mënyra, 43 vjeçarja Susan de Vries, nënë e tre fëmijëve, është në formë të mirë fizike, veçanërisht po të kihet parasysh se katër vjet më parë u diagnostikua me kancer në gji.

"Menjëherë pas operacionit fillova të ecë. E kujtoj shumë mirë, një javë pasi u operova, fillova ecjen sportive dhe ndjehem shumë krenare që kam arritur deri këtu", thotë Susan. Tani ajo stërvitet gati 4 orë në javë, që sipas studimit të ri është kohë e mjaftueshme për ta përgjysmuar rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Studimi u publikua në revistën Jama të Shoqatës Mjekësore Amerikane. "Gratë me kancer në gji që ecin 3 deri në 5 orë në javë kanë 50 përqind më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratë jo aktive që kanë kancer në gji." Doktoresha Michelle Holmes dhe kolegët e saj në spitalin Brigham në Boston morën në studim gati 3 mijë paciente me kancer në gji, duke vëzhguar shëndetin dhe edukimin e tyre fizik për 18 vjet. Mjekët arritën në përfundimin se lëvizjet fizike të çfarëdo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do të thotë se pacientet me kancer në gji duhet të vrapojnë maratona për të marrë frytet e punës. Mjekët panë se gratë që bëjnë aktivitete fizike 3 deri në 5 orë në javë përfitojnë më shumë. Doktoresha Holmes thotë se ka të ngjarë që stërvitja ndihmon në uljen e prodhimit të hormoneve në trup. Hormonet e larta mund të bëjnë rritjen e qelizave kanceroze të gjirit. Cilado qoftë arsyeja, Susana thotë se stërvitja e bën atë të ndihet më mirë. Ajo vazhdon të luftojë kancerin dhe kjo është një betejë që është e vendosur ta fitojë, për vete dhe për familjen e saj.

Sëmundja e zorrës së hollë

Mjekët zakonisht rekomandojnë që ushqimi me bazë drithrash shumë fëmijëve duhet t’u jepet kur ata mbushin 6 muaj, por për foshnjet që rrezikohen nga sumundja celiak 6 muaj mund të jetë shumë vonë.

Mjekja Jill Norris thotë se njerëzit me sëmundje celiak kanë një organizëm të papërballueshëm ndaj ushqimeve që përmbajnë proteine gluten e cila gjëndet në drtithra. Kur ata hanë ushqime me përmbajtje gluten, sistemi i tyre imunitar reagon duke dëmtuar zorrën e hollë.

Mjekja Norris dhe kolegët e saj pranë universitetit të Kolorados morrën në shqyrtim 1 mijë e 500 foshnje të rrezikuar nga sëmundja celiak. Këto foshnje kishin një histori familjare të kësaj sëmundjeje ose të diabetit të tipit 1, ose nga analizat e gjakut doli se ata kishin gjasa të prekeshin nga qëmundje ceilac. Shkencëtarët ndoqën zhvillimin shëndetësor tëkëtyre fëmijëve për rreth 4 vjet, duke u njohur edhe me dietën e tyre ushqimore.

Mjekja Norris thotë se gjatë studimit u vu re se fëmijët që morrën ushqim me përmbajtje gluteni gjatë 3 muajve të parë të jetës, rrezikoheshin 5 herë më shumë për t’u prekur nga sëmundja celiac, krahasuar me fonjet që ushqim të këtij lloji nuik filluan të merrnin deri sa arritën moshën 4 deri në 6 muaj. Edhe foshnjet që filluan të merrnin gluten pas 6 muajve rrezikoheshin nga sëmundja. Mjekja Jill Norris thotë se studimi duket se hedh poshtë idenë e krijuar se përfshirja me vonesë e glutenit në dietën e foshnjeve ndihmon në parandalimin e prekjes nga sëmundja celiak. Studimi lë të kuptohet se nuk ndodh kështu.

Këta binjakë vuajnë nga sëmundja celiac. Ata filluan të merrnin ushqim me përmbajtje glutoni kur ishin rreth 8 muaj. Mamaja e tyre u befasua kur mësoi nga studimi se sa e rëndësishme është koha e fillimit të përfshirjes së ushqimit me bazë drithrash në dietën e fëmijëve.

Akdemia amerikane e pediatrisë rekomandon që 6 muajt e parë të jetës foshnjet të ushqehen me qumësht gjiri dhe pas kësaj dalëngadalë në dietën e tyre të shtohen ushqimet me bazë drithrash. Në rekomandimet e kësaj akademie thuhet që disa foshnje mund të kenë nevojë për ushqim krahas qumështit të gjirit duke filluar që kur ata janë 4 muajsh. Ky studim rekomandon që foshnjet ne rrezik për t’u prekur nga sëmundja celiak të fillojnë të hanë ushqim me bazë drithrash midis moshës 4 dhe 6 muajsh.

XS
SM
MD
LG