Lidhje

Gjykimi në liri i ish kryeministrit Haradinaj ende i pavendosur


Gjykata e Hagës do të vendosë në fillim të javës së ardhëshme nëse do të lejojë apo jo mbrojtjen në liri të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i akuzuar për krime lufte dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Bashkërenduesi i avokatëve të zotit Haradinaj, Michael O’Reilly tha sot se gjykata e kishte shtyrë marrjen e vendimit për shkak se gjykatësit kishin qenë tepër të zënë me procedura të planifikuara më parë.

Gjykimi i zotit Haradinaj, do të duhet të fillojë pas dy vjetësh, rreth vitit 2007, kohë kjo që është përdorur si argument nga prokuroria e gjykatës për të kërkuar që ai të mos lejohet të mbrohet në liri, sepse sipas prokurorëve, garancitë e dhëna nga UNMIK-u nuk do të vlenin më për këtë kohë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dhënë garanci për mbrojtjen e zotit Haradinaj në gjendje të lirë.

XS
SM
MD
LG