Lidhje

Irak: qeveria planifikon ta gjykojë ish-presidentin Husein për 12 akuza penale


Qeveria e Irakut thotë se ka në plan ta gjykojë ish-presidentin Sadam Husein për 12 akuza penale të dokumentuara mirë, pas shqyrtimit të rreth 500 çështjeve për të cilat mund të gjykohej ish-diktatori. Një zëdhënës i qeverisë tha të dielën në Bagdat se parashikohet që gjyqi i Sadamit të mund të fillojë brenda dy muajve por nuk është caktuar ende data e saktë.

Ndaj Sadam Husseinit, pritet të ngrihen akuza për gjenocid për kryerjen e një sërë krimesh kundër njerëzimit, mes të cilave edhe sulmi kimik i vitit 1988 ndaj fshatit Halabja me banorë kurdë, për pushtimit e vitit 1990 të Kuvajtit dhe për shtypjen e rebelimit shiit të vitit 1991 në Irakun Jugor.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se ka zbuluar një strehim të madh nëntokësor të forcave kryengritëse në Irakun perëndimor. Autoritetet thonë se në kompleks kishte dhoma të mobiluara, ushqime të freskëta dhe një depo të madhe municionesh.

XS
SM
MD
LG