Lidhje

Shqipëri: Financohet segmenti rrugor Fier - Tepelenë, pjesë e korridorit jug-veri


Një nga segmentet rrugore më të rëndësishme të korridorit rrugor Jug - Veri do të njohë përmirësime të ndjeshme me një finacim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas burimeve zyrtare shqiptare kjo Bankë do të financojë ndërtimin e segmentit Fier - Tepelenë i cili aktualish është një nga segmentet më problemaitke për qarkullimin e mjeteve në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare shqiptare financimi në formë kredie përfshin një vlerë prej rreth 40 milionë euro. Segmenti eshte rreth 75 km i gjatë dhe përfshin ndertimin e rreth 37 km rruge të re si dhe rindërtimin e pjesës tjetër egzistuese. Sipas projektit të Ministrisë shqiptare të Transporteve rruga pritet të vihet në shfrytëzim në vitin 2009.

Ndërkaq kanë mbetur ende të pafilluara punimet për pjesën tjetër të koridorit Jug veri, ato në segmentin Gjirokastër -Tepelenë. Ndonëse punimet pritej të fillonin sipas deklarimeve tw zyratrwve tw qeverisw shqiptare në fillim të këtij muaji ende nuk ka asnjë njoftim për nisjen e tyre.

XS
SM
MD
LG