Lidhje

ODHIR-i publikon raportin për zgjedhjet


Misioni i Vëzhguesve të ODIHR-it ka publikuar raportin e tij të parë mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 3 korrikut në Shqipëri. Misioni vëren se listat e votuesve mbeten një cështje që shkakton përplasje. Në raport pasqyrohen shqetësime të ndryshme që janë ngritur nga palët në Shqipëri lidhur me këtë cështje.

Ashtu si dhe në raportin e mbajtur nga ambasadori i Osbe-së në Vjenë, edhe vëzhsguesit e Odihr-it theksojnë se efekti pozitiv i legjislacionit elektoral në procesin e zgjedhjeve varet nga vullneti politik i institucioneve dhe partive shqiptare Ashtu sic edhe ishte njoftuar misioni i vëzhguesve të ODIHR-it, i instaluar në Shqipëri që në mesin e muajit maj ka përagitur raportin e parë mbi ecurinë e procersit zgjedhor.

Një raport analitik i të gjithë situatës, deri në fund të muajit maj, i cili ka përmbledhur jo vetëm konstatime të vetë vëzhguesve por edhe shqetësimet që atyre u janë ngritur nga aktoirët politik të përfshirë në zgjedhje.

Ndërsa në muajin prill në një dokument vlerësues mbi zgjedhjet. ODIHR i mëshoi me forcë shqetësimit mbi mundësinë e përdorimit të skemës së Dushkut nga partia socialiste, në raportin e tanishëm tonet janë më të zbehura. Kjo skemë në mënyrë shumë të zgjedhuar dhe të sofistikuar po aplikohet tashmë dhe nga opozita me marrëveshjet e realizuar me partitë aleate dhe thirjet publike që në proporcional të votohen vetëm për to.

Sipas Odihr-it sistemi kompleks zgjedhor shqiptar i ka lejuar disa partive të ngrenë aleanca informale për të maksimizuar shanset për numrin e mandatve që ata mund të marrin. Strategji të tilla vlerësohet se do të ulin efektivitetin e sistemit zgjedhor. Në raport vlerësohet se legjislacioni elektorale mund të ofrojë një bzë të përshtatshme për zgjedhje demkratike. Megjithatë ODHIR thekson se shkalla me të cilën ligji do të ketë efekt pozitiv te procesi do të varte nga vullneti politik i institucioneve shtetërore dhe partive politike për të realizuar zgjedhje demokratike e për të zbatuar ligjin.

Lista e votuesve shihet në raport si një cështje përplasjesh. Ndërsa disa nga shqetësimet e shprehura kanë të bëjnë me atë që mund të quhen gabime kryesisht administrative, të tjera shqetësime lidhen sipas raportit, me ndarjen e anetarëve të së njejtës familje ne dy qendra te ndryshme, heqjen e emrave, duplikime te shumta te mundshme dhe nje numer i konsiderueshem qytetaresh rezidenca e te cileve nuk mundi te verifikohej.

Sipas raportit ky problem i fundit që mund të ketë ardhur nga futja e regjistrimeve të pasakta në gjendjen civile mund të ketë ndikuar dhe në një inflacion të dukshëm të numrit të votuesve krahasuar me 2003. Raporti i cili përmban vlertësime për dy javët e fundit të muajit maj nuk vë megjithatë pikëpyetje serioze mbi gjendjen e deritanishme. Javën e shkuar edhe ambasadori i Osbe-së Pavel Vacek përpara Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë deklaroi se parakushtet për zgjedhje më të mira janë përmbushur.

Megjithatë, ai paralajmëroi se mbeten ende disa probleme që të nëdrthurura, kanë akoma potencialin ta pengojnë Shqipërinë që të zhvillojë zgjedhje që do të përmbushin plotësisht standartet ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ka nënvizuar ai, kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve nga humbësit është kurthi më i madh që duhet shmangur dhe përgjegjësia është qartazi e partive politike dhe udhëheqësve të tyre.

XS
SM
MD
LG