Lidhje

Shërbimit Policor i Kosovës merr në kontroll urën kryesore mbi lumin Ibër


Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës morën sot nën kontroll urën kryesore mbi lumin Ibër që ndanë në dy pjesë qytetin verior të Mitrovicës, në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Deri tash kontrollin mbi urë e ushtronin pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja. Rreth 30 pjesëtarët të policisë vendëse janë vendosur në urë ndërsa në afërsi do të qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it për të ndihmuar në rast nevoje. Aktualisht nëpër këtë urë mund të kalojnë këmbësorët, ndërsa zyrtarët shpresojnë se gjatë ditëve të ardhshme ura do të jetë e hapur edhe për automjete. Ndërrimi I kontrollit synon të shtendosë gjendjen në këtë qytet të ndarë në dy pjesë edhe gjashtë vjet pas përfundimit të luftës.

Ura kryesore mbi lumin Ibër jo rrallë ishte skenë e përplasjeve ndëretnike. Kjo është hera e dytë që policia merr kontrollin mbi këtë urë. Herën e parë kjo ka ndodhur në fillim të vitit 2004, por KFOR0i u rivendos atje pas trazirave të dhunshme të muajit mars të atij viti që lanë pas vetes të vrarë e të plagosur dhe shumë dëme materiale

XS
SM
MD
LG