Lidhje

Zyra amerikane në Prishtinë dënon sulmin kundër gazetarit Bardhyl Ajeti


Zyra amerikane në Prishtinë dënoi ashpër sulmin me armë zjarri kundër gazetarit Bardhyl Ajeti, duke i quajtur incidente të tillë tepër shqetësues.

Shefi i kësaj zyre Filip Goldberg u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta denojnë këtë përpjekje, që siç tha ai, synon të dëmtojë të ardhmen e Kosovës.

Gazetari i së përditëshmes Bota Sot, Bardhyl Ajeti, u plagos rëndë në kokë me armë zjarri të premten mbrëma dhe sipas njoftimeve është në gjendje të qendrueshme. Në komunikatën për shtyp, zoti Goldberg thotë se përpjekjet për të ndikuar me forcë mbi mediat apo për t’i frikësuar ato me kërcënime dhe dhunë, janë në kundërshtim me çdo gjë për të cilën aspirojnë kosovarët dhe me çdo gjë për të cilën ata kanë punuar kaq gjatë.

XS
SM
MD
LG