Lidhje

Britania pezullon referendumin për kushtetutën e Bashkimit Evropian


Sekretari i Jashtëm britanik Xhek Strou tha se qeveria ka pezulluar planet për mbajtjen e një referendumi mbi kushtetutën e re të Bashkimit Evropian.

Zoti Strou tha sot në parlament se hedhja poshtë e projekt-kushtetutës nga votuesit francezë dhe holandezë ka shkaktuar dyshime rreth të ardhmes së dokumentit. Ai tha se kundërshtimi francez dhe holandez ndaj projekt-kushtetutës duhet diskutuar në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian më 16 qershor para se Britania të zhvillojë referendumin e saj.

Një zëdhënës i Partisë Konservatore, më e madhja e opozitës në Britani, tha se traktati tani ka marë fund. Dje Kancelari gjerman Gerhard Shroder dhe presidenti fracez Zhak Shirak u bënë thirje vendeve të tjera të Bashkimit Evropian të vazhdojnë procesin e ratifikimit.

XS
SM
MD
LG