Lidhje

Ish presidenti Kenedi dhe Vietnami


Një gazetë amerikane thotë se ka prova të reja që tregojnë se ish presidenti Xhon Kenedi u përpoq të gjente një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Vietnam.

Gazeta Boston Globe thotë se dokumentet e zbuluara kohët e fundit tregojnë se zoti Kenedi kishte në plan të përpiqej për një dialog me Korenë e Veriut në vitin 1962 përmes ambasadorit amerikan në Indi, Xhon Keneth Galbreith.

Gazeta citon një memorandum nga Sekretari i Shtetit në atë kohë, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin personelin e tyre ushtarak nga Vietnami Jugor nëse Vietnami i Veriut ndalte veprimtarinë e tij guerrile. Po sipas gazetës, administrata e presidentit Kenedi nuk e vuri në jetë planin.

Më pas zoti Galbreith zhvilloi një diskutim për një armpushim të mundshëm në Vietnam me ministrin e jashtëm të Polonisë, që në atë kohë ishte një aleate e afërt e Bashkimit Sovjetik. As kjo përpjekje nuk dha sukses. Historianët kanë debatuar për dekada me radhë synimet e presidentit Kenedi ndaj Vietnamit.

Numri i trupave amerikane në atë vend u rrit pak pas vrasjes së presidentit Kenedi në nëntor 1963, duke arritur pas disa kohësh në gjysmë milion forca.

XS
SM
MD
LG