Lidhje

Parlamenti hungarez nuk arriti të zgjedhë një president në raundin e parë të votimit


Parlamenti hungarez nuk arriti të zgjedhë një president në raundin e parë të votimit.

Asnjëri nga dy kandidatët nuk siguroi një shumicë prej 2 të tretat e votave. Anëtarët e partisë kryesore opozitare në vend abstenuan, duke lënë më pak se 200 nga 386 deputetët të votonin në raundin e parë.

Kryetari i parlamentit Katalin Szili i Partisë Socialiste në pushtet mori 183 vota dhe juristi i të drejtës kushtetuese Lazlo Soliom i opozitës konservatore mori 13 vota.

Raundi i dytë dhe i tretë i votimit është planifikuar për nesër. Posti i presidentit është më së shumti ceremonial në Hungari, ku autoriteti kryesor politik është në duart e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG