Lidhje

Gjykata e Lartë kundër përdorimit të marijuanës për qëllime mjekësore


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendimin që qeveria federale mund të ndjekë penalisht njerëzit që përdorin marihuanën për qëllime mjekësore edhe në shtete që lejojnë përdorimin e drogës nën kujdesin e mjekut.

Me 6 vota pro dhe 3 kundër, gjykatësit deklaruan se autoritetet federale mund të arrestojnë përdoruesit e marihuanës për qëllime mjekësore si pacienten Angel Raich. Raich vuan nga shumë sëmundje përfshi tumorin në kokë. Ajo thotë se marihuana apo kanabis është e vetmja mënyrë për të lehtësuar dhimbjet. "Në se nuk marr kanabis në mëngjes, nuk mund të lëviz. Është diçka që duhet ta marr menjëherë, çdo dy orë."

Raich jeton në Kaliforni, një nga 11 shtetet që lejojnë përdorimin mjekësor të marijuanës. Por ligji federal e bën përdorimin e marijuanës të paligjshëm dhe për më tepër administrata Bush i vë në dyshim të mirat mjeksore të saj.

Presidenti Bush ka thënë se administrata e shikon këtë çështje në një aspekt më të gjerë, duke besuar se përdorimi i autorizuar mund të çojë në shtimin e trafikut të drogës që tërthorazi financon terrorizmin. "Na është vënë damka kriminelë duke mos qënë të tillë. Unë jam nënë, jam qytetare e mirë dhe po përpiqem të mbijetoj. Nuk mendoj se kjo është krim", thotë pacientja.

Zonja Raich ishte një nga dy paditësit që e dërguan çështjen e përdorimit të marihuanës në Gjykatën e Lartë.

XS
SM
MD
LG