Lidhje

Italia shkel rregullat e buxhetit të Bashkimit Evropian


Komisioni Evropian thotë se Italia ka shkelur rregullat e buxhetit të Bashkimit Evropian, gjë që mund të çojë në sanksione kundër saj.

Krahu ekzekutiv i organizatës evropiane tha sot se defiçiti i Italisë për vitet 2003 dhe 2004 ishte 3,1 përqind e prodhimit të përgjithshëm brendshëm të vendit. Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, defiçiti i vendeve të zonë se Euros nuk mund të jetë më i lartë se 3 përqind e prodhimit të përgjithshëm të brendshëm.

Zyrtarët e Komisionit Evropian thonë se sipas parashikimeve, defiçiti i buxhetit italian do ta kapërcejë kufirin e 3 përqindshit edhe për këtë vit dhe për 2006-ën. Ata thonë se arsyeja e tejkalimit të kësaj shifre nuk ka lidhje as me ndonjë rënie të madhe ekonomike dhe as me rrethana të jashtëzakonshme, përtej kontrollit të qeverisë italiane.

Zyrtarët e financave të Bashkimit Evropiann do t’i shqyrtojnë edhe një herë përfundimet e tyre dhe Italia do të ketë një shans për të paraqitur një plan të ri buxheti para se komisioni të marrë masa.

XS
SM
MD
LG