Lidhje

Ligjvenësit hungarëzë zgjodhën kandidatin e opozitës Lazlo Solyom si presidentin e ri


Ligjvenësit hungarëzë zgjodhën kandidatin e opozitës Lazlo Solyom si presidentin e ri të vendit. Zoti Solyom, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë mori 185 vota.

Ai fitoi ndaj Kryetares së Parlamentit Katalin Szili, që mori 182 vota në raundin e tretë dhe të fundit të votimit. Në dy raundet e mëparshme asnjeri prej tyre nuk siguroi dy-të-tretat e votave.

Në raundin e tretë fituesit i duhej vetëm shumica e thjeshtë. Zonja Szili gëzonte mbështetjen e Partisë Socialiste të Kryeministrit Ferenc Gyurcsany. Por partnerët e socialistëve në koalicion, Demokratët e Lirë, abstenuan.

Megjithëse Demokratët e Lirë kanë vetëm 20 vende, mbështetja e tyre është e rëndësishme për socialistët që të formojnë shumicën parlamentare. Posti i Presidentit është kryesisht ceremonial në Hungari, ku shumicën e pushtetit politik e ka kryeministri.

Mandati i Presidentit të tanishëm Ferenc Madl, përfundon në muajin gusht.

XS
SM
MD
LG