Lidhje

Papa Benedikti XVI zotohet për marrëdhënie të mira me hebrejtë


Papa Benedikt u angazhua se do të vazhdojë në gjumët e politikave të paraardhësve tij, Papa Palit të Gjashtë dhe Papa Gjon Palit të Dytë, drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes kishës katolike dhe hebrenjve.

Papa vuri në dukje historinë e dhimbshme të marrëdhënieve mes dy besimeve, por theksoi se gjatë papatit të tij kisha do të angazhohet me vendosmëri në luftën kundër anti-semitizmit. Ai theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që të dyja palët të vazhdojnë të reflektojnë mbi pyetjet e thella historike, morale dhe teologjike që lindën nga Holokausti.

Ati i Shenjtë i bëri këto komente gjatë një takimi në Vatikan me 25 udhëheqësit e organizatave hebraike me peshë.

Papa gjerman hyri në radhët e të rinjve të Hitlerit, kur anëtarësimi në këtë organizatë ishte i detyruar për të gjithë të rinjtë gjermanë. Më pas ai u thirr nën armë nga ushtria gjermane, por nuk u bë kurrë anëtar i partisë naziste dhe dezertoi në prag të fundit të luftës.

XS
SM
MD
LG