Lidhje

Presidenti Bush kërkon rifreskimin e dispozitave të Aktit Patriotik


Presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit të rifreskojë disa nga dispozitat kryesore të Aktit Patriot, një ligj për anti-terrorizmin që u miratua menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Midis të tjerash, dispozitat lejojnë shkëmbimin e informacioneve midis agjencive të zbulimit dhe atyre të anti-krimit si dhe përgjimin e personave që dyshohen si terroristë.

Organizatat e lirive civile thonë se Akti Patriot ndërhyn në jetën private dhe liritë personale të qytetarëve. Por në një fjalim të mbajtur sot në Columbus të shtetit Ohio, Presidenti Bush tha se të 16 dispozitat, afati i të cilave mbaron në fund të këtij viti, janë “praktike, të rëndësishme dhe kushtetuese”. Ai tha se nuk ka patur njoftime për abuzime me kompetencat që jep ky ligj, duke shtuar se Kongresi duhet t’i bëjë të përhershme dispozitat në fjalë.

XS
SM
MD
LG