Lidhje

Dy përfaqësues të së djathtës shqiptare akuzojnë njëri-tjetrin në debat televiziv


Dy përfaqësues të së djathtës shqiptare janë përfshirë në akuza të ndërsjellta mes tyre gjatë një debati elektoral televiziv.

Dashamir Shehi që drejton fushatën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu, akuzoi kryetarin e partisë republikane Fatmir Mediu se është dënuar me tre vjet burgim nga drejtësia italiane.

Sipas dokumentave të bëra publik sot në të përditshmen Korrieri zoti Mediu është dënuar pasi drejtësisa italiane e ka akuzuar ate se ka ndihmuar një person të kërkuar që të kalonte transit në Itali, me identitet të rremë.

Sipas drejtësisë italiane, i kërkuari me emrin e vërtetë Gazmend Mahmutaj, i akuzuar për trafik prostitucioni dhe droge, ishte paraqitur si anëtar i një delegacioni shqiptar që po shkonte për të marrë pjesë në një aktivitet në Strasburg.

Sot kryetari republikan Mediu, shpërndau një kopje te vendimit të gjykatës italiane të Kasacionit e cila hidhte poshtë vendimin e gjykatës së Apelit të Milanos ndaj tij. Zoti Mediu tha se ai vetëm kishte kërkuar të ndihmonte një qytetar shqiptar. Sipas tij përdorimi i kësaj historie false në mënyrë të pjesshme dhe speculative dëshmon rolin e zotit Shehi për qëllimet politike të socialistëve

XS
SM
MD
LG