Lidhje

Qeveria shqiptare dhe Sfida e Mijëvjeçarit


Qeveria shqiptare dorëzoi sot projektet për një program mbi reduktimin e korrupsionit në prokurim dhe reformë në administratën tatimore, me të cilat aplikon për fondet e vëna në dispozicion nga Korporata e Sfidës së Mijëvjecarit, agjencisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ofron financime në formën e granteve për vendet me demokraci të re që tregojnë përkushtim të qartë ndaj reformave ekonomike thelbësore dhe qeverisjes së mirë.

Dorëzimi i këtyre projekteve bëhet pasi propozimi i qeverisë shqiptare në fillim të vitit kishte marrë një miratim paraprak. Dokumenti i cili i është dorëzuar drejtorit të USAID-it në Shqipëri Harry Birnholz përmban një plan zbatimi dhe menaxhimi për projektin e reformës në Agjencinë e Prokurimit publik dhe projektin e refromës në degën e Tatimeve të Tiranës.

Projekti i qeverisë është hartuar në formën e një plan biznesi ku janë justifikuar në detaje ndërhyrjet për minimizimin e korrupsionit nëpërmjet modernizimit si dhe fondet e nevojshme për realizimin e tyre. Vlera totale e buxhetit të kërkuar nga pala shqiptare llogaritet në 10 milion e gjysëm dollarë.

XS
SM
MD
LG