Lidhje

Grupi i Tetëshes për lehtësimin e borxheve ndaj vendeve më të varfëra të botës


Sekretari britanik i thesarit Gordon Brown tha se beson se tetë vendet më të industrializuara të botës do të arrijnë një marrëveshje për programet e lehtësimit të borxheve të vendeve më të varfëra të botës.

Zoti Brown e përshkroi sot propozimin si planin më të madh për lehtësimin e borxheve të paraqitur ndonjëherë. Ai tha se ka nevojë për diskutime, duke patur parasysh planin e veprimeve. Komentet e tij bëhen para takimit që ministrat e financave të grupit të tetëshes, shtatë vendet më të industrializuara dhe Rusia, do të mbajnë sot dhe nesër në Londër. Presidenti Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair u takuan në Washington në fillim të javës për të diskutuar planin i cili parashikon pezullimin 100 përqind të borxhit që vendet më të varfëra të botës u kanë institucioneve ndërkombëtare si Bankës Botërore.

Propozimi do të anulojë miliarda dollarë borxhe fillimisht të 18 vendeve kryesisht në Afrikë dhe më pas do të zgjerohet edhe për 9 vende të tjera.

XS
SM
MD
LG