Lidhje

Hapet me një ceremoni madhështore muzeu për çmimin Nobel të Paqes


Qendra për Paqen, e vendosur në një ish-stacion treni pasqyron jetën dhe aktivitetin e 112 fituesve të çmimit Nobel, historinë e çmimit dhe themeluesit të tij, Alfred Nobel.

Mbreti i Norvegjisë, Harald dhe ai i Suedisë Carl Gustav u përshëndetën me 21 të shtëna në ajër kur mbërritën në qendër për ceremoninë. Të mërkurën, fituesi i çmimit Nobel për vitin 1993, Nelson Mandela vizitoi qendrën e re dhe nënshkroi në librin e vizitorëve.

Hapja e sotme e qendrës së paqes, vjen disa ditë pasi Norvegjia festoi 100 vjetorin e shpërbërjes paqësore të bashkimit me Suedinë.

XS
SM
MD
LG