Lidhje

Kosovë: festohet 6-vjetori i përfundimit të konfliktit


12 qershori, dita e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të objektivave serbe, po kremtohet në Kosovë si ditë e clirimit të vendit. Presidenti Ibrahim Rugova, ka thënë se 12 qershori është një ditë e madhe që siguroi qenien nacionale e njerëzore në Kosovë dhe një të ardhme më të lumtur për të gjithë. Bajram Kosumi ka thënë se kjo ditë e madhe për popullin e Kosovës është po kështu një ngjarje e madhe që shënon ditën e triumfit të lirisë mbi robërinë dhe të drejtësisë mbi padrejtësisë.

6 vjet më parë, trupat e NATO-s hynë në Kosovë, për të ndaluar pastrimin etnik dhe genocidin e forcave serbe të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq. Mbi 100 paqeruajtës të NATO-s kanë humbur jetën në detyrë në Kosovë që nga hyrja e këtyre forcave të koduara me emrin KFOR.

Zyrtarët më të lartë vendorë në Kosovë shprehën edhe njëherë mirënjohjen e tyre për atë që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare bëri për Kosovën, duke nënvizuar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, dhe hyrja e paqeruajtësve më 12 qershor është një ditë historike për Kosovën. Presidenti Ibrahim Rugova, theksoi se dita e 12 qershorit, Dita e Lirisë së Kosovës, është një ditë e madhe që siguroi qenien nacionale e njerëzore në Kosovë dhe një të ardhme më të lumtur për të gjithë.

Presidenti Rugova ka uruar qytetarët, komandatin e KFOR-it dhe ushtarët e tij. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se 12 qershori i dha fund shtypjes dhe represionit serb në Kosovë. “Kjo ditë e madhe për popullin e Kosovës është po kështu një ngjarje e madhe që shënon ditën e triumfit të lirisë mbi robërinë dhe të drejtësisë mbi padrejtësisë”, tha ai.

Zoti Kosumi tha se Kosova është e vetëdijshme për rrugën e vështirë deri në realizimin e synimeve të saj. “Puna e vazhdueshme në plotësimin e standardeve demokratike, vendosmëria në objektivat tona dhe besimi në sukseset na kanë sjellë shumë afët arritjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës duke u shprehur se ende ka shumë për të bërë.

Kryeministri Kosumi falënderoi ushtarët e KFOR-it për sakrificën e tyre dhe punën që bëjnë për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Kosovë. 6 vjet më parë, trupat e NATO-s hynë në Kosovë, pas një fushate ajrore bombardimesh prej 78 ditësh kundër objektivave serbe, për të ndaluar pastrimin etnik dhe genocidin e forcave serbe të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq.

Mbi 100 paqeruajtës të NATO-s kanë humbur jetën në detyrë në Kosovë që nga hyrja e këtyre forcave të koduara me emrin KFOR.

XS
SM
MD
LG