Lidhje

Iran: Të paktën 9 të vrarë nga një seri shpërthimesh në Teheran dhe Ahvaz


Një seri shpërthimesh në Teheran dhe në qytetin jugperëndimor të Ahvazit shkaktuan vdekjen e të paktën nëntë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerë. Incidenti më i fundit ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një bombë e vogël shpërtheu në një kazan plehrash në një zonë tregtare të mbushur me njerëz në qendër të Teheranit. Një person vdiq dhe të paktën tre të tjerë u plagosën.

Të dielën në mëngjes, katër bomba shpërthyen pranë disa ndërtesave publike në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Kuzestan, 550 kilometra në jugperëndim të Teheranit. Shpërthimet në Ahvaz lanë tetë të vdekur dhe të paktën 70 të plagosur.

Zëvendës-guvernatori i provincës, Gholam Reza Hariati, tha se mendon që shpërthimet synonin të minonin pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të së premtes. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

XS
SM
MD
LG