Lidhje

Exim Bank mbështet kredinë e marrë nga Agjencia Shqiptare e Trafikut Ajror


Banka e Eksport-Importeve të Shteteve të Bashkuara, Exim Bank njoftoi sot se ka miratuara mbështetjen e një kredie prej 47.6 milion dollarëve që Agjencia Shqiptare e Trafikut Ajror ka marrë në favor të projektit të modernizimit të sistemit ajror që po realizohet nga kompania amerikane Lockheed Martin.

Anëtarja e Bordit të Exim Bank dhe njëkohësisht drejtore e këtij institucioni Linda Conlin tha sot në Tiranë se Exim Bank është e interesuar dhe për mbështetjen e disa projekteve të tjera të infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri.

Exim Bank e Shteteve të Bashkuara është institucioni financiar e cila mbështet importet dhe eksportet amerikane jashtë vendit, duke u bërë garante e financimeve të tyre. Ky institucion është shumë i rëndësishëm dhe një pikë refernce për investitorët amerikanë të cilët nëpërmjet saj sigurohen nga rrisqet e aktivitetit të tyre jashtë shteteve të Bashkuara.

Anëtarja e bordit dhe drejtore e Exim Bank Linda Conlin, tha sot në Tiranë se bordi i këtij institucioni kishte miratuar mbështetjen e projektit të Lockheed Martin në Shqipëri: "Të enjten e shkuar bordi I drejtorëve të Exim Bank miratoi një marrëveshje financimi me vlerë 47.6 milion dollarë në mbështetje të eksporteve amerikane nëpërmjet kompanisë Lockheed Martin me qëllim modernizimin e sistemit të drejtimit ajror të Shqipërisë. Huamarresja, sqaroi zonja Conlin, është Agjencia Shqiptare e Trafikut Ajror, eksportuesja është Lockheed Martin, ndërsa kredidhënësi i garantuar është banka BNP Paris në New York".

Sipas zonjës Conlin “ky vendim është i rëndësishëm se përfaqëson financimin e parë të strukturuar që i jepet Shqipërisë dhe që është me efekte përfituese si për të ashtu dhe për SHBA. Për SHBA sepse mbështet profesione të vecanta të kompanisë Lockheed Martin dhe furnizuesit e saj, ndërsa për Shqipërinë do të ndihmohet modernizimi i infrastrukturës së transportit ajror në aeroportin Nënë Tereza dhe do shërbej si model për projektet e ardhshme”.

Drejtorja e Exim Bank është takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare. Ajo do të takohet nesër dhe me drejtues të bankave që veprojnë në Shqipëri, për të parë mundësitë e financimit që Exim Bank mund të ofrojë. Zonja Conlin u shpreh se Exim Bank është e interesuar edhe për disa projekte të tjera në Shqipëri: "Ne jemi shumë të interesuar për projektin energjitik në parkun industrial të Vlorës, për naftësjellësin AMBO për të cilin kemi patur diskutime, si dhe për të mbështetur projektin e e General Electric që mendojmë se është një përbërës shumë I rëndësishëm që do të ndihmonte dhe në modernizimin e vetë aeroportit”, tha zonja Conlin.

XS
SM
MD
LG