Lidhje

Dështon referendumi mbi praktikat e riprodhimit artificial në Itali


Pjesëmarrja e ulët në votime çoi në dështimin e referendumit për zbutjen e kufizimeve që zbatohen në Itali mbi praktikat e riprodhimit artificial.

Pjesëmarrja arriti në 25 për qind të personave me të drejtë vote, pra shumë më pak se 50 për-qindshi i duhur për ta shpallur referendumin të vlefshëm. Kisha Katolike, e cila mbështet kufizimet ndaj metodave artificiale për fekondim, u bëri thirje votuesve ta bojkotojnë referendumin.

Ligji kufizon ndër të tjera transpantimin e vezëve nga gra dhuruese në gra të tjera, ose përdorimin e embrioneve njerëzore për kërkime shkencore.

Kundërshtarët e ligjit thonë se kufizimet janë tepër të rrepta dhe i detyrojnë çiftet që nuk arrijnë të lindin fëmijë, të kërkojnë ndihmë jashtë vendit. Ata thonë gjithashtu se ligji pengon kërkimet mjeksore.

XS
SM
MD
LG