Lidhje

Shtyhen përsëri bisedimet e Kroacisë me Bashkimin Evropian


Bashkimi Evropian shtyu përsëri fillimin e bisedimeve me Kroacinë lidhur me anëtarësinë në këtë bllok, duke thënë se duhet bërë më shumë përparim në bashkëpunimin me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian lanë sot të kuptohet se bisedimet e anëtarësimit ka të ngjarë të shtyhen për disa muaj. Bashkimi Evropian shtyu për herë të parë bisedimet e antarësimit në muajin mars, duke thënë se Kroacia kishte dështuar të ekstradonte të akuzuarin për krime lufte, gjeneralin Ante Gotovina, i cili akuzohet për vrasjen e sërbëve në Kroaci në vitin 1995.

Në një raport të publikuar javën e kaluar, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Carla del Ponte, tha se Kroacia kishte bërë një farë përparimi në bashkëpunimin me gjykatën, por nuk po bashkëpunonte plotësisht me të.

XS
SM
MD
LG