Lidhje

Majkëll Xhekson i lirë


Ylli i muzikës pop Michael Jackson u kthye dje një njeri i lirë në shtëpinë e tij Neverland, pasi u shpall i pafajshëm për të 10 akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmin seksual të fëmijëve.

Pas disa muaj diskutimesh dhe një gjyqi me të vërtetë dramatik, publiku amerikan dhe ai i mbarë botës u mbërthyen dje para televizionit, ndërsa juria shpalli vendimin e pafajësisë së Michael Jacksonit. "Jemi të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, por ne punojmë çdo ditë në një sistem drejtësie dhe besojmë tek ai. Unë kam 37 vjet që jam prokuror dhe në këto vite asnjëherë nuk e kam kundërshtuar vendimin e gjykatës, prandaj nuk kam për ta bërë këtë gjë sot", -tha prokurori i Santa Barbarës.

Jackson, dukej i dobësuar, ndërsa doli nga salla e gjyqit disa minuta pas shpalljes së vendimit dhe përshëndetej nga tifozët e tij. Ai u gjet i pafajshëm për të 10 akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmimin seksual të fëmijëve. Jackson përdhëndeti lehtë me dorë turmën e njerëzve gjatë rrugës për në shtëpinë e tij Neverlend, ku tifozët duartrokisnin ndërsa Jacksoni dhe grupi që e shoqëronte atë hynte në kompleksin ku banon Majkëll Jacksoni. I ati i tij Joe doli pas pak për të përshëndetur dhe falënderuar tifozët dhe tha se Michael u shtri për t’u çlodhur. "Falënderojmë tifozët tanë për mbështetjen që na dhanë...

Në një dyqan për shitjen e disqeve në Los Anxhelos, disa klientë, reaguan me zemërim ndaj vendimit të gjykatës, ndërsa disa të tjerë shprehën gëzimin e tyre me duartrokitje të gjata.

Në New York, në sheshin Times Square, njerëzit e ndiqnin në një ekran të madh dhënien e vendimit të gjykatës për pafajësinë e Jacksonit. "Mendoj se kemi një sistem ligjor të shkëlqyer, vendimi për pafajësinë e Michael Jacksonit është diçka e mrekullueshme për të gjithë amerikanët, ai është një idhull për ne, prandaj mendoj se është diçka e shkëlqyer që Jacksoni është i pafajshëm", u shpreh nje nga admiruesit e tij

XS
SM
MD
LG