Lidhje

Irak: 23 ushtarë irakianë të vrarë dhe 30 të plagosur


Në veri të Bagdatit, një person i veshur me uniformë të ushtrisë irakiane kreu një shpërthim në mencën e një baze ushtarake, në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën 23 ushtarë irakianë dhe plagosur rreth 30 të tjerë.

Autoritetet ushtarake thanë se personi në fjalë, priti deri sa ushtarët u mblodhën për drekë, pastaj hyri në bazë dhe hodhi veten në erë.

Në Bagdat, një tjetër person hodhi në erë makinën e tij pranë një patrulle policie, duke vrarë të paktën 8 vetë dhe plagosur 13 të tjerë.

Ndërkohë, autoritetet thonë se trupat irakiane dhe amerikane gjetën dhe liruan një peng australian, gjashtë javë pas rrëmbimit të tij në Bagdat.

Ushtria amerikane lëshoi një deklaratë në të cilën thotë se e gjeti Douglas Wood-in dhe një peng tjetër gjatë një operacioni të zakonshëm kërkimi në Bagdad sot në mëngjes. Tre vetë u ndaluan gjatë operacionit.

Zoti Wood, inxhinjer 63-vjeçar, bëri më pas një deklaratë për të falenderuar personat që e shpëtuan.

XS
SM
MD
LG