Lidhje

Kushtetuta e BE-së


Presidenti i Bashkimit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka bërë thirrje për pezullimin e procesit të ratifikimit të kushtetutës së Bashkimit Evropian.

Zoti Barroso tha sot në Bruksel se hedhja poshtë e kushtetutës nga votuesit francezë dhe hollandezë ka ngjallur mjaft dyshime rreth të ardhmes së Bashkimit Evropian, 25 antëarësh.

Duke folur në prak të takimi të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, zoti Barroso paralajmëroi gjithashtu se paaftësia për të kapërcyer ngecjen e buxhetit mund ta lërë bashkimin në një krizë të përherëshme, siç u shpreh ai.

Krahas me negociatat për buxhetin, udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë çështjen e ratifikimit të kushtetutës gjatë takimit dy ditor.

Në bazë të kërkesave të tanishme të BE-së, kushtetut duhet të ratifikohet nga çdo shtet anëtar deri në tetor të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG